Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i viktimave në Tunizi


Numri i të vdekurve në Tunizi ka shënuar rritje në trazirat që kanë pasuar përmbysjen e presidentit autoritar, Ben Ali.

Raportet flasin për plaçkitje dhe shkëmbime me armë zjarri, ndërsa forcat ushtarake mbesin të pozicionuara kryesisht në kryeqytet për të rivendosur rendin dhe zbatuar gjendjen e jashtëzakonshme.

Kryetari i Parlamentit, Fuad Mebaza, ka bërë betimin si president i përkohshëm dhe ka bërë thirrje për formimin e një koalicioni të ri qeverisës.

Sipas Kushtetutës së Tunizisë, zgjedhjet presidenciale duhet të mbahen brenda 60 ditësh.
XS
SM
MD
LG