Ndërlidhjet

Lirohet nga burgu ish-zëvendëskryeministri rus


Ish-zëvendëskryeministri rus, Boris Nemtsov, është liruar nga burgu pas 15 ditësh heqje lirie. Nemtsov ishte në mesin e 120 të arrestuarve të tjerë, që u kapen gjatë protestës së paautorizuar të aktivistëve të opozitës dhe të të drejtave të njeriut në Moskë, në prag të Vitit të Ri.

Aktivisti i shquar i opozitës, Eduar Limnov, është liruar po ashtu nga i njëjti dënim. Në vitet e fundit, Rusia ka shtypur vazhdimisht grupet opozitare, duke u dhënë leje atyre të mblidhen shumë rrallë.
XS
SM
MD
LG