Ndërlidhjet

logo-print

Brazil: 600 viktima nga përmbytjet


Ka arritur në 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në një zonë malore të Brazilit. Zonat më të goditura janë qyteti Nova Friburgo me 270 viktima dhe Teresopilis, ku kanë vdekur 260 njerëz.

Autoritetet kanë shpallur shtatë ditë zie për atë që konsiderohet si fatkeqësia më e madhe natyrore që ka goditur Brazilin në katër dekada.

Rreth 14 mijë persona kanë mbetur të pastrehë.
XS
SM
MD
LG