Ndërlidhjet

logo-print

Një anije emigrantësh mbytet në ishullin Korfuz


Një anije që transportonte 263 emigrantë është fundosur në perëndim të ishullit Korfuz. Autoritetet greke raportojnë për 22 pasagjerë të zhdukur, ndërsa të tjerët thuhet të jenë shpëtuar nga një anije holandeze mallrash.

Rojet bregdetare ishin alarmuar natën e së shtunës nga një udhëtar brenda anijes, por erërat e forta kanë penguar varkat e shpëtimit të veprojnë. Kërkimet me helikopterë nuk kanë rezultuar me gjetjen e të mbijetuarve, ndonëse ato po vazhdojnë ende, raporton AP.
XS
SM
MD
LG