Ndërlidhjet

Leposaviq: Digjet makina e një polici serb


Në pjesën veriore të Mitrovicës është djegur makina e Zoran Radunoviqit, pjesëtar serb i Policisë së Kosovës. Lajmin e konfirmon për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

“Bëhet fjalë për zjarrvënie në një automjet civil - pronë private e një pjesëtari të Policisë së Kosovës, i punësuar si zëvendëskomandant i policisë kufitare në portën 1 në Jarinnë. Incidenti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Leposaviq, ndërsa rasti është regjistruar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ka thënë Hoti.

Policia e Kosovës tash për tash nuk i di motivet e sulmit e as sulmuesit potencialë.
XS
SM
MD
LG