Ndërlidhjet

logo-print

Dënim me vdekje për vrasësin e të krishterëve


Drejtësia egjiptiane ka dënuar me vdekje një burrë mysliman, i cili u shpall fajtor për vrasjen e gjashtë të krishterëve.

Në sulmin e 6 janarit, 2010, kishte humbur jetën dhe një polic i përkatësisë myslimane, kur tre persona të armatosur kishin hapur zjarr pranë një kishe në fshatin Maga Hamadi.

Vendimet kundër dy të dyshuarve të tjerë pritet të shpallen javën e ardhshme.

Verdikti i sotëm vjen dy javë pasi një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë pas meshës së Vitit të Ri në një kishë të Aleksandrisë, duke vrarë 21 persona dhe plagosur rreth 100 të tjerë.
XS
SM
MD
LG