Ndërlidhjet

Gifords merr frymë vetë

  • RFE /RL

Gabriell Gifords

Gabriell Gifords

Kongresistja amerikane, Gabriell Gifords, e cila pësoi lëndime të rënda nga sulmet në Arizona, vazhdon të tregojë shenja përmirësimi.

Ajo është hequr nga aparatet e frymëmarrjes, duke i lejuar të marrë frymë e vetme. Mjekët thonë se Gifords vazhdon të mbetet në gjendje kritike, porse po shërohet mirë.

Gifords u qëllua në kokë nga një person i armatosur. Në sulmin e 8 janarit u vranë gjashtë persona, mes të cilëve dhe një vajzë 9-vjeçare dhe një gjykatës federal.

Ngjarja ndodhi gjatë një takimi të kongresistes Gifords me zgjedhësit në afërsi të një qendre tregtare në Tuskon të Arizonës. Gifords është anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan dhe njihet si një nga aleatet e afërta të presidentit Barak Obama.

Shtëpia e Bardhë e ka dënuar menjëherë këtë sulm, duke e cilësuar si “tragjedi për gjithë vendin”.
XS
SM
MD
LG