Ndërlidhjet

logo-print

Irani i shetit diplomatët te uzina bërthamore


Irani edhe sot ka vazhduar t'i shetitë diplomatët e huaj në lokacionet bërthamore të vendit.

Diplomatët sot e vizituan uzinën në Natanz, ku pasurohet uraniumi përkundër sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

Të shtunën, më 15 janar, diplomatët e panë instalimin për ujin e rëndë në Arak.

Vizitat u realizuan në prag të bisedimeve të përfaqësuesve të gjashtë fuqive të mëdha, që do të zhvillohen nga fundi i javës së ardhshme në Stamboll.
XS
SM
MD
LG