Ndërlidhjet

Protestë kundër politikave ekonomike në Jordani


Mbi 3,000 sindikalistë tregtarë të Jordanisë kanë protestuar para ndërtesës së parlamentit kundër politikave ekonomike të qeverisë.

Ata kanë kërkuar nga kryeministri Samir Rifai "të dëgjojë zërin e popullit", ndërsa brohorisnin "mjaft me gënjeshtra, kemi humbur të ardhmen".

Parlamenti ishte në seancë gjatë protestës, e cila vjen pas një revolte popullore në Tunizi, që rezultoi me përmbysjen e presidentit Ben Ali.
XS
SM
MD
LG