Ndërlidhjet

logo-print

Sudan: Rezultatet e para flasin për shkëputjen e jugut


Rezultatet e para të referendumit për shkëputjen e jugut të Sudanit tregojnë se shumica e qytetarëve kanë votuar për shkëputje nga qeveria qendrore në Kartum.

Siç raporton AP, pas numërimit të rezultateve në 10 qendra të votimit në qytetin më të madh jugor Xhuba, për shkëputjen e jugut kanë votuar 96% e afro 30 mijë votuesve, ndërsa vetëm 3% e kanë mbështetur shtetin e përbashkët.

AP thekson se kjo është mostër e vogël nga gjithsej 3.2 milionë votat, por rezultatet janë ashtu siç pritej, se pas referendumit do të vinte deri te ndarja e vendit më të madh afrikan në pjesën kryesisht myslimane në veri dhe atë kryesisht të krishterë në jug.

Referendumi për pavarësimin e Sudanit jugor, që filloi në 9 janar dhe përfundoi dje, është pjesë e marrëveshjes së vitit 2005, e cila i dha fund luftës qytetare 21-vjeçare, ku humbën jetën më shumë se dy milionë njerëz.
XS
SM
MD
LG