Ndërlidhjet

Incidente të armatosura në Tunis



Forcat e sigurisë së Tunizisë kanë shkëmbyer zjarr me disa persona të armatosur që ishin vendosur mbi çatinë e një banke në kryeqytetin Tunis.

Burimet ushtarake dhe policore thanë se forcat e sigurisë i kanë vrarë njerëzit e armatosur, transmetoi televizioni shtetëror.

Të shtëna janë raportuar edhe në afërsi të ministrisë së brendshme.

Ndërkohë, agjencia Reuters transmetoi lajmin se katër persona me pasaporta gjermane janë arrestuar lidhur me një incident të armatosur afër selisë së një partie opozitare në kryeqytet.

Më herët, policia i tha agjencisë se dy nga të arrestuarit kishin pasaporta suedeze.
XS
SM
MD
LG