Ndërlidhjet

Dilema për kalimin e Van Nistelroj në Real


Drejtori i klubit të Hamburgut Bastijan Rajnhart, tha sot se sulmuesi Rud van Nistelroj nuk do ta lëshojë klubin gjerman dhe të kthehet në Realin e Madridit.

Mediat spekuluan se Reali ka kontaktuar me holandezin për kthimin në Santiago Bernabeu dhe se vetë Van Nistelroj ka shprehur dëshirë që të kthehet në kryeqytetin spanjoll.

Traineri i Realit, Zhoze Murinjo, tha sot se do të ishte tepër i lumtur nëse kthehej Van Nistelroj, por Rajnhart theksoi se drejtoria e Hamburgut nuk do ta lejojë këtë.
XS
SM
MD
LG