Ndërlidhjet

Pakistan: Nga eksplodimi në autobus – 15 të vrarë


Së paku 15 vetë janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur nga eksplodimi në një autobus në pjesën veriperëndimore të Pakistanit, ka njoftuar policia.

Sipas policisë, është e paqartë se eksplodimi a ishte shkaktuar nga bomba apo cilindri i gazit.

Në çastin e eksplodimit, autobusi po qarkullonte ndërmjet qyteteve Hangu dhe Kohat.

Militantët islamikë, në këtë territor, shpeshherë ndërmarrin sulme kundër forcave të sigurisë dhe civilëve.
XS
SM
MD
LG