Ndërlidhjet

Haiti: Kthim i papritur i ish diktatorit Duvalier


Ish diktatori i Hatitit, Jean-Claude Duvalier, e ka bërë një lëvizje të befasishme duke u kthyer nga ekzili në vendin e tij.

Zoti Duvalierr ka thënë se është kthyer për të ndihmuar në rindërtimin e vendit, që është shkatërruar nga tërmeti.

Ai ishte detyruar të largohet nga pushteti në vitin 1986, nga kryengritja popullore dhe presioni i Shteteve të Bashkuara.

Duvalier dhe mbështetësit e tij ishin akzuar për korrupsion, represion politik dhe shkelje të të drejtave të njeriut.
XS
SM
MD
LG