Ndërlidhjet

logo-print

Liban: Hizballahu nuk e mbështet Haririn për kryeministër


Lideri i Hizballahut, Sheik Hassan Nasrallah, tha se grupi më i fuqishëm shiit në Liban, nuk do ta mbështes kthimin e Saad Haririt, në postin e kryeministrit.

Këto komente në televizion u bënë derisa partitë politike po përgatiten, që gjatë ditës së sotme, t’i fillojnë bisedimet për krijimin e qeverisë së re.

Qeveria e Libanit u shkatërrua javën e kaluar, pasi 11 ministra nga Hizballahu dhe aleatët e tij, dhanë dorëheqje nga kabineti, për shkak të tensioneve në rritje lidhur me hetimet e një Tribunali të OKB-së, për vrasjen e ish kryeministrit Rafik Hariri, në vitin 2001. I ndjeri Rafik Hariri ishte babai i Saad Haririt.

Ka pritje që Tribunali do t’i akuzoj pjesëtarët e Hizballahut për këtë rast.

Kjo gjë mund t’i ripërtrijë armiqësitë ndërmjet myslimanëve shiitëve të Libanit dhe atyre sunitë.

Rafik Hariri ishte mysliman sunit.

Saad Hariri e kishte hedhur poshtë kërkesën e Hizballahut për ta ndalë bashkëpunimin me Tribunalin.
XS
SM
MD
LG