Ndërlidhjet

Izrael: Ministri i mbrojtjes largohet nga partia e tij


Ministri i mbrojtjes i Izraelit, Ehud Barak, ka shpallur sot se largohet nga Partia Laburiste, të cilën e udhëhoqi prej vitit 2007.

Zoti Barak tha se ai do ta formoj një parti të re, që do të quhet Pavarësia.

Partisë së re do t’i bashkohen edhe katër ligjëvënës të tjerë laburistë.

Partia Laburiste është e treta më e fuqishme në koalicionin qeverisës të kryeministrit Benjamin Netanjahu.

Sipas Radio Izraelit, Netanjahu ka thënë se kjo lëvizje do të sjellë “stabilitet” në koalicion.

Ka pasur thirrje nga anëtarët udhëheqës, që laburistët më të moderuar, të ndahen nga koalicioni i linjës së fortë të Netanjahut, për shkak mungesës së çfarëdo progresi në bisedimet paqësore me palestinezët.
XS
SM
MD
LG