Ndërlidhjet

logo-print

Irak. Nga sulmi vetëvrasës – gjashtë të plagosur


Nga një sulm vetëvrasës me makinë-bombë, kundër konvojit të veturave të guvernatorit të provincës Anbar në Irak, Qasim al-Fahadawi, u plagosën së paku gjashtë vetë, përfshirë edhe truproje dhe civilë.

Zyrtarët thanë se guvernatori al-Fahadawi kishte shpëtuar i palënduar gjatë sulmit të sotëm në kryeqytetin e Anbarit, Ramadi, që është 100 kilometra në perëndim të Bagdadit.

Al-Fahadawi ishte plagosur seriozisht në një sulm të ngjashëm në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG