Ndërlidhjet

Policia shpërndan protestuesit në Tunizi



Forcat e sigurisë së Tunizisë kanë përdorur sot vrushkuj uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestën në qendër të kryeqytetit, në prag të shpalljes së qeverisë së re të unitetit kombëtar.

Policia ndërhyri që t'i shpërndajë disa qindra demonstruesit, të cilët bënin thirrje që partia e presidentit të përmbysur Zine al-Abidine Ben Ali të largohet nga pushteti.

Demonstratat u mbajtën në ditën kur kryeministri Mohamed Ganushi pritet të shpallë qeverinë e unitetit kombëtar.

Të gjitha tubimet publike janë ndaluar pas gjendjes së jashtzakonshme që u shpall javën e kaluar nga Ben Ali para se të largohej nga vendi pas më shumë se 23 vjetësh në pushtet.
XS
SM
MD
LG