Ndërlidhjet

logo-print

Iran: Ligjëvënësja thotë se dënimi për Ashtianin është suspenduar


Ligjëvënësja iraniane, Zohreh Elahian, thotë se dënimi me vdekje për gruan iraniane, Sakineh Mohammadi-Ashtiani, që ishte në qendër të protestave ndërkombëtare, është suspenduar.

Dënimi për ndëshkim me gurë për tradhti bashkëshortore ishte pezulluar vitin e kaluar, por ajo ende ballafaqohet me dënimin me varje për vrasjen e burrit të saj.

Raportohet se në një letër të ligjëvënëses Elahian dërguar presidentes së Brazilit, Dilma Rouseff, thuhet se dënimi me vdekje për Ashtianin është pezulluar për shkak të lutjes së famlijes.

Nuk është e qartë se përse letra ishte shkruan nga ligjëvënësja e jo nga zyrtarët e drejtësisë apo të zyrës së presidentit.

Ish presidenti i Brazilit, Liuiz Inacio Lula da Silva, i kishte ofruar zonjës Ashtiani azil, por kjo ofertë ishte refuzuar nga Irani.
XS
SM
MD
LG