Ndërlidhjet

logo-print

Estonia mund t'i ndihmojë opozitës belloruse



Ministri i Jashtëm i Estonisë tha se qeveria mund të ofrojë ndihmë në ekspertizë interneti për partitë e opozitës në Bellorusi, për t'i ndihmuar që t'i mbrojnë faqet e tyre në internet.

Ministri Urmas Paet gjithashtu tha se vendi i tij mund të punojë për të thjeshtësuar udhëtimin e bellorusëve në Estoni.

Hapi vjen pas shtypjes së opozitës nga presidenti i Bellorusisë Aleksandr Lukashenka, e cila pasoi rizgjedhjen e tij në muajin dhjetor.
XS
SM
MD
LG