Ndërlidhjet

Sprova përballë partive politike


Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës

Thirrjet e diplomatëve ndërkombëtarë, që qeveria e ardhshme të mos ketë njerëz që janë nën hetime, sipas analistëve kosovarë, nuk duhet të injorohen. Në zgjedhjet e fundit ka pasur kandidatë për deputetë, të cilët gjenden nën hetime, kanë qenë të dënuar, apo janë në pritje të përfundimit të procesit gjyqësor. Ndërkombëtarët kërkojnë që ato figura të mos përfshihen në ekzekutiv.


Subjektet politike, që synojnë të krijojnë qeverinë, janë vënë para një sprove nga ana e faktorit ndërkombëtar, i cili kërkon që edhe pse kanë marrë vota, deputetët që janë nën hetime, apo kanë qenë të dënuar, të mos përfshihen në qeverinë e ardhshme.

Derisa subjektet politike nuk preferojnë të flasin për këtë çështje, politikologu Ramush Tahiri thotë se këshillat ndërkombëtare nuk duhet të hidhen poshtë.
Nuk mund të injorohen këshillat dhe nuk mund të krijohet kurrfarë qeverie me njerëz të komprometuar, apo që bien ndesh me ligjin.


“Nuk mund të injorohen këshillat dhe nuk mund të krijohet kurrfarë qeverie me njerëz të komprometuar, apo që bien ndesh me ligjin. Qeveria do të jetë me emra të pastër”,
thotë për Radion Evropa e Lirë, Ramush Tahiri.

Shefi i ICO-së, Piter Feith, dhe ambasadori amerikan, Kristofer Dell, kanë thënë hapur javën e kaluar se qeveria e ardhshme nuk duhet të përfshijë persona që dyshohet se kanë kryer krime, apo edhe që kanë vuajtur dënime për krime të ndryshme.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Institutit KIPRED, Krenar Gashi, thotë se këtë që po e bëjnë ndërkombëtarët, është dashur ta bëjë vetë politika kosovare.

“Edhe zoti Feith, edhe zoti Dell, po e bëjnë një gjë që e kanë bërë në nivel privat, e kanë udhëzuar kryeministrin e Kosovës që të mos i përfshijë këta të dyshuar në koalicionin e ardhshëm qeverisës, tani po e bëjnë këtë qëndrim publik, në mënyrë që të bëjnë presion publik te mandatari i ardhshëm i qeverisë, që të mos i përfshijë këta persona në kabinetin qeverisës”
, shprehet Gashi.

Në listat e subjekteve politike ka kandidatë që janë nën hetime apo edhe kanë qenë të dënuar. Ligjet parashohin që të njëjtit të mos kandidojnë as për deputetë, por kjo nuk është përfillur nga subjektet politike.

Duke marrë parasysh ligjet, Tahiri thotë se mospërfshirja në qeveri e personave që kanë shkelur ligjin, nuk duhet të jetë sfiduese për subjektet politike.

Kjo, për mendimin tim, nuk duhet të jetë sfiduese, përkundrazi duhet të jetë këshillë dashamirëse dhe parim jo vetëm i partisë që i ka fituar zgjedhjet, por i të gjitha partive politike, sepse në jetën politike dhe publike kemi nevojë për njerëz të ndershëm dhe të pastër”, vlerëson Tahiri, i cili beson se do të ketë qeveri të pastër.

Në anën tjetër, Krenar Gashi thotë se mandatari i ardhshëm i qeverisë, që pritet të jetë Hashim Thaçi, meqë subjekti i tij, sipas rezultateve të pjesshme, ka fituar shumicën në zgjedhjet e 12 dhjetorit, mund të zgjedhë të mos i dëgjojë këshillat ndërkombëtare.
Kryeministri Thaçi mund t’i marrë parasysh këto këshilla apo udhëzime të faktorit ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë ka legjitimitet të plotë edhe që t’i injorojë ato.


“Kryeministri Thaçi mund t’i marrë parasysh këto këshilla apo udhëzime të faktorit ndërkombëtar, por në të njëjtën kohë ka legjitimitet të plotë edhe që t’i injorojë ato. Sa do të jetë pozitive apo negative për Kosovën, natyrisht që Kosovës nuk do t’i duhej një kabinet qeverisës, në të cilin do të kishte njerëz që janë duke u hetuar për krime të rënda”,
thekson Gashi.

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 12 dhjetor, por ato ende nuk janë certifikuar si pasojë e rinumërimit e rivotimit, për shkak të parregullsive të gjetura.

Afati ligjor për krijimin e qeverisë skadon para fundit të marsit. Ende nuk dihet formula e ardhshme qeverisëse.

Lexoni edhe këto:
Dilema rreth koalicionit qeverisës
Kriza dhe ngecjet e Kosovës...
XS
SM
MD
LG