Ndërlidhjet

Tunizia shpall qeverinë e re


Liderët e përkohshëm të Tunizisë e shpallën formimin e qeverisë së re, pas përmbysjes së presidentit Zine el Abidine Ben Ali.

Kryeministri Mohamed Ganushi do të mbetet, ashtu si dhe disa ministra tjerë. Qeveria do t'i përfshijë edhe tre udhëheqës të opozitës, dhe do ta shpërbëjë ministrinë e informacionit.

Ganushi tha se qeveria do të hetojë çdo të dyshuar për korrupcion apo pasurim gjatë sundimit të Ben Aliut

Më herët, forcat e sigurisë përdorën vrushkuj uji dhe gaz lotsjellës të shpërndajnë qindra demonstruesit, që kërkonin partia e presidentit të përmbysur Ben Ali të largohet nga pushteti.
XS
SM
MD
LG