Ndërlidhjet

Hagë: Aktakuza për vrasjen e ish kryeministrit libanez



Prokurori i Tribunalit të posaçëm për Libanin ka ngritur aktakuza kundër të dyshuarve për vrasjen e ish kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri në 14 shkurt, 2005.

Tribunali në Hagë tha se prokurorja Daniel Bellemare i ka prezantuar në regjistrin e tribunalit dokumentat, të cilat besohet se e implikojnë Hezbollahun.

Dokumentat tash do të shqyrtohen nga gjykatësi Daniel Fransen, i cili do t'i konfirmojë akuzat përpara se të lëshohet ndonjë fletëarrest.

Kreu i Hezbollahut, Hasan Nasrallah, u zotua dje se grupi do ta "mbrojë" veten nga çdo akuzë e tribunalit, për të cilin tha se është vegël e SHBA-ve dhe Izraelit.
XS
SM
MD
LG