Ndërlidhjet

Shqipëri: Parlamenti i konfirmoi ndryshimet në qeveri


Kuvendi i Shqipërisë i ka miratuar dy ndryshime në përbërjen e qeverisë, që ishin shkaktuar nga akuzat për korrupsion.

Kuvendi, mbrëmë në seancën me plot tensione, votoi 72 për dhe asnjë votë kundër, për konfirmimin e ministrit të ri të ekonomisë, Nasip Naço, dhe që ministrit të jashtëm, Edmond Haxhinasto, t’i jepet edhe detyra shtesë e zëvendës kryeministrit.

Të dy postet ishin mbajtur nga Ilir Meta, lider i LSI-së, i cili dha dorëheqje javën e kaluar për shkak të akuzave për korrupsion.

Zoti Meta i ka hedhur poshtë akuzat.

Ligjëvënësit opozitarë të Partisë Socialiste refuzuan të votojnë, pas disa orëve të debatit të nxehtë.

Kuvendi i Shqipërisë i ka 140 anëtarë.

Partia Socialiste opozitare planifikon protesta kundër qeverisë në Tiranë, këtë të premte.
XS
SM
MD
LG