Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët i kanë vrarë katër persona


Policia në Pakistan thotë se talibanët i kanë vrarë katër persona të dyshuar për plaçkitje, të cilët, sipas autoriteteve, kërkoheshin nga policia në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarë të policisë thanë se katër trupa të pajetë ishin gjetur sot në një rrugë në vendin Hangu.

Në një letër, personat ishin identifikuar dhe thuhej se ata e kishin pranuar fajin.

Militantët talibanë në këtë pjesë të Pakistanit, shpeshherë i rrahin, i ekzekutojnë ose i ndërshkojnë me dënime të tjera, kriminelët e dyshuar, me qëllim që ta fitojnë simpatinë e opinionit, në këto hapësira, ku mendohet se nuk ka ligj.
XS
SM
MD
LG