Ndërlidhjet

SHBA: Obama e mirëpret padinë në rastin Hariri


Presidenti amerikan, Barak Obama, thotë se e mirëpret padinë e parë për vrasjen e ish kryeministrit libanez, Rafik Hariri.

Zoti Obama tha se padia nga Tribunali i Kombeve të Bashkuara, paraqet një hap të rëndësishëm drejt mbylljes së një periudhe të mosndëshkimit për vrasje një Liban dhe, poashtu, paraqet edhe arritje të drejtësisë për popullin e këtij vendi.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, tha se ata që e kundërshtojnë Tribunalin “synojnë krijimin e zgjedhjes së rrejshme ndërmjet drejtësisë dhe stabilitetit në rajon”.

Javën e kaluar, partia shiite Hezbollah dhe aleatët e saj, e përmbysën qeverinë e Saad Haririt, që është djali i ish kryeministrit të vrarë, Rafik Hariri.

Ky tribunal ka zhvilluar hetime për këtë vrasje, që ndodhi në vitin 2005.
XS
SM
MD
LG