Ndërlidhjet

PE: Zgjedhjet nuk përmbushën standardet

  • RFE /RL

Anëtarët e Parlamentit Evropian - arkiv

Anëtarët e Parlamentit Evropian - arkiv

Në zgjedhjet e dhjetorit dhe në rivotimet e janarit në Kosovë, janë vërejtur përmirësime teknike, por ka pasur edhe lëshime serioze dhe mosrespektim të rregullave zgjedhore, u tha gjatë diskutimeve në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian në Strasburg.

U dëgjua edhe vlerësimi se zgjedhjet në Kosovë nuk ishin sipas standardeve ndërkombëtare.

Në fjalimin e saj, Urlike Lunaçek, shefe e delegacionit vëzhgues të zgjedhjeve në Kosovë, tërhoqi vërejtjen për mashtrime gjatë numërimit të votave dhe kërcënime.

Ajo përmendi se edhe përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë, po kërkojnë që të formohet qeveria e “duarve të pastra”, që do të thotë pa personat, që janë nën hetime.

Zonja Lunaçek tha se “cilat do parti që të vijnë në qeveri, në Kosovë duhet të ketë ndryshime”.

Anëtari i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan, tha se “përshtypja e përgjithshme është e kënaqshme”, por “në shumë vendvotime ka pasur kurdisje të qarta dhe falsifikime të procesit zgjedhor”.

Sipas tij, “procesi i këtillë zgjedhor në Kosovë e frenon përparimin e përgjithshëm dhe dialogun e Prishtinës me Beogradin”.

Anëtari i Parlamentit Evropian, Jelko Kacin, tha se, me gjithë vështirësitë, “zgjedhjet e përsëritura në tri komuna kanë dhënë rezultate, pasi kryeministri në dorëheqje dhe partia e tij i kanë humbur dy deputetë”.

Kacin e vlerësoi pozitivisht pjesëmarrjen e serbëve të Kosovë në zgjedhje.
XS
SM
MD
LG