Ndërlidhjet

Izrael: Arrestohet i dyshuari për masakrën e Srebrenicës


Autoritetet e Izraelit thonë se a kanë arrestuar ish ushtarin serb të Bosnjës, Aleksander Cvetkoviq, i dyshuar se ka luajtur rol në masakrën e vitit 1995, kundër myslimanëve të Bosnjës në Srebrenicë.

Ministria e drejtësisë tha se policia e arrestoi sot të dyshuarin Cvetkoviq, pasi qeveria e Bosnjës e kishte paraqitur kërkesën për ekstradim.

Ai kërkohet si i dyshuar se ishte pjesëtar i ekipit të involvuar në ekzekutimin e 8 mijë myslimanëve nga ushtarët serbë të Bosnjës, në Srebrenicë, në korrik të vitit 1995.

Aleksander Cvetkoviq, kishte shkuar në Izrael me familjen e tij, në vitin 2006 dhe kishte marrë shtetësi, pasi gruaja e tij është hebreje.
XS
SM
MD
LG