Ndërlidhjet

logo-print

Rusi, Iran: Pajtueshmëri për forcimin e lidhjeve


Mediat shtetërore të Iranit kanë raportuar se presidenti, Mahmud Ahmadinexhad, dhe kolegu i tij rus, Dmitri Medvedev, gjatë një bisede telefonike, janë pajtuar për forcimin e lidhjeve ndërmjet vendeve të tyre.

Kjo bisedë u bë pasi Rusia e injoroi ftesën e Iranit për t’i vizituar dy kapacitete atomike në Iran. Ftesa i ishte dërguar një grupi të diplomatëve të jashtëm në fund të javës që shkoi.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Ahmadinexhadi ka thënë se Teherani dhe Moska duhet çdoherë të jenë “miq dhe kolegë”.

Në faqen e tij në Internet, konstatime të tilla ka bërë edhe presidenti Medvedev dhe ka shtuar se të dy aleatët, mund ta shtojnë bashkëpunimin në fushë të energjisë, të karburanteve, të trasportit, e të tjera.
XS
SM
MD
LG