Ndërlidhjet

EULEX-i bastis katër kompani në Kosovë



Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka bastisur sot katër kompani në vende të ndryshme në Prishtinë, në rajonin e Pejës dhe në Prizren, lidhur me hetimin për një tender të dyshimtë ku është e përfshirë Ministria e Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.

Në një hetim tjetër për tenderë të dyshimtë në komunën e Gjilanit, Departamenti ekzekutiv i Policisë së EULEX-it ka kryer bastisje në dy kompani në Gjilan.

Bastisjet janë autorizuar nga gjykatësi i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan.

Dy hetimet e lartcekura për korrupsion janë nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës (SPRK).
XS
SM
MD
LG