Ndërlidhjet

Polonia akuzon Rusinë për aksidentin e 10 prillit



Kontrollorët rusë të trafikut ajror kanë keqorientuar aeroplanin presidencial polak, që u rrëzua në 10 prill të 2010-ës. Në atë aksident humbi jetën presidenti polak me bashkëshorten dhe 95 zyrtarë të lartë të Polonisë.

Zyrtarët polakë kanë bërë publike një regjistrim të kontrollorëve rusë, të cilët dëgjohen të thonë se dështuan për ta informauar aeroplanin polak se ishte jashtë trajektores.

Hetuesit rusë në raportin e tyre shkruajnë se ekuipazi i aeroplanit presidencial polak ishte nën presionin e zyrtarëve më të lartë.
XS
SM
MD
LG