Ndërlidhjet

logo-print

AI kërkon hetime ndaj politikanit kroat


Amnesty International ka përsëritur gjatë ditës kërkesën ndaj Kroacisë për të hetuar dyshimet ndaj nënkryetarit të parlamentit, Vladimir Sheks, për rolin e tij gjatë luftës së viteve '90-të.

Sheks, një nga ligjvënësit më të rëndësishëm në Kroaci, akuzohet se ka dështuar të kontrollojë trupat e tij gjatë luftës, që të mos përfshiheshin në krime lufte.

Në kohën e luftës mes Serbisë e Kroacisë, Sheks ishte drejtues i rëndësishëm politik në pjesën lindore të vendit.

Gjatë asaj kohe raportohet se trupat kroate kanë rrëmbyer, torturuar dhe vrarë civilë serbë.
XS
SM
MD
LG