Ndërlidhjet

Samiti SHBA-Kinë fokusohet tek ekonomia



Presidenti kinez Hu Xhintao sot bisedon me homologun e tij amerikan, Barak Obama. Hu arriti të martën në Shtetet e Bashkuara, në atë që cilësohet si vizita më e rëndësishme e një udhëheqësi kinez në 30 vitet e fundit.

Obama do të kërkojë nga homologu i tij kinez që Pekini të lejojë forcimin e juanit, monedhës kineze. Hu ka deklaruar më herët se juani nuk është zhvlerësuar qëllimisht, por është në vlerat e veta reale. SHBA-të besojnë se dobësia e juanit i jep përparësi prodhimeve kineze në raport me ato amerikane.

Bizneset amerikane dhe kineze deri tani kanë nënshkruar kontrata në vlerë më të madhe se 8 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG