Ndërlidhjet

Qeveria e re tuniziane rrezikon mbijetesën



Qeveria e unitetit në Tunizi pritet të zhvillojë takimin e parë gjatë ditës së sotme. Ende pa u zhvilluar ky takim katër anëtarë të kabinetit nga opozita janë tërhequr nga qeveria e re.

Ata kanë kritikuar kryeministrin në detyrë Mohamed Ganushi se ka lejuar në qeveri shumë aleatë të ish presidentit Ben Ali. Në përpjekje për tu distancuar nga ish presidenti kryeministri aktual është larguar nga partia në pushtet. E njëjta parti ka larguar dhe ish presidentin dhe themeluesin e saj Ben Ali nga rradhët e veta.
Të martën në Tunizi i kthye pas 20 vitesh mërgimi në Francë Moncef Marzuki, udhëheqës politik.

Presidenti amerikan Obama ka siguruar homologun e tij egjiptian se Shtetet e Bashkuara duan qetësi, fundin e dhunës në Tunizi dhe mbajtjen e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Qeveria tuniziane njoftoi se 78 veta janë vrarë gjatë trazirave derisa dëlmi nga shkatërrimet shkon në 2 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG