Ndërlidhjet

Dyvalje përballet me akuzat për keqpërdorim fondesh



Prokuroria haitiane ka ngritur akuzat ndaj Zhan Klod Dyvalie, ish udhëheqësit të këtij vendi. Dyvalie akuzohet për korrupsion dhe keqpërdorim fondesh gjatë sundimit të tij 15 vjeçar. "Baby Doc" u ndalua vetëm dy ditë pas ardhjes në Haiti pas 24 vitesh në mërgim.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë bërë thirrje që Dyvalje të gjykohet për torturimin dhe vrasjen e mijëra njerëzve në periudhën 1971 - 1986 kur ai ishte në pushtet.

Shtetet e Bashkuara kanë bërë thirrje që të gjithë figurat politike në Haiti të bëjnë çfarë është më e mirë për vendin.
XS
SM
MD
LG