Ndërlidhjet

Tunizi: Protestë kundër përbërjes së qeverisë së re


Rreth 1,000 persona janë tubuar në qendër të Tunisit, për të protestuar kundër përfshirjes së aleatëve të presidentit të rrëzuar tunizian në qeverinë e re të unitetit.

Presidenti Ben Ali u përmbys pas trazirave sociale që shpërthyen në këtë vend, por partia e tij mban pozicione kyçe në qeverinë e re.

Ende pa u zhvilluar takimi i parë i qeverisë së unitetit, katër anëtarë të kabinetit nga opozita janë tërhequr nga qeveria e re.

Ata kanë kritikuar kryeministrin në detyrë, Mohamed Ganushi, se ka lejuar në qeveri shumë aleatë të ish-presidentit Ben Ali.
XS
SM
MD
LG