Ndërlidhjet

logo-print

Varshavë: Kontrollorët rusë devijuan aeroplanin e Kaçinskit


Hetimet në Poloni thonë se udhëzimet e gabuara të kontrollorëve të trafikut ajror në Rusi kanë çuar në rrëzimin e aeroplanit të presidentit polak, Leh Kaçinski, më 10 prill të 2010-ës.

Presidenti Kaçinski dhe 95 persona të tjerë humbën jetën kur aeroplani u rrëzua, teksa përpiqej të ateronte në qytetin Smolensk në verilindje të Rusisë.

Hetuesi Mirosllav Groçovski u tha gazetarëve në Varshavë se disa minuta para aterimit, "kur avioni në fakt ishte 130 metra më lart dhe 80 metra jashtë linjës, kontrollorët rusë thanë se ai ishte në linjë dhe nuk e paralajmëruan të rregullojë vijën".
XS
SM
MD
LG