Ndërlidhjet

Karzai shtyn inaugurimin e parlamentit të ri


Zyra e presidentit afgan, Hamid Karzai, tha se inaugurimi i parlamentit të ri të Afganistanit shtyhet për datën 22 shkurt.

Ky veprim pason kërkesën e gjykatës, e cila është në shqyrtim të akuzave për keqpërdorume në zgjedhjet e shtatorit.

Kreu i gjykatës, Sadiqullah Hakik, tha se inaugurimi duhet të shtyhet “të paktën për një muaj”, për t’i dhënë kohë gjykatës që t’i hetojë më tej "dyshimet për mashtrime".

“Në mënyrë që të kemi qartësi dhe saktësi, në mënyrë që të implementojmë drejtësinë dhe t’i respektojmë anëtarët e parlamentit – ata që kanë fituar dhe ata që kanë humbur – është e nevojshme të kërkojmë nga Shkëlqësia e Tij, presidenti Karzai, të shtyjë përurimin e Parlamentit”, ka thënë Hakik.

Hapja e Parlamentit të ri pritej të bëhej më 23 janar. Data e seancës hyrëse ishte vendosur nga presidenti Karzai.
XS
SM
MD
LG