Ndërlidhjet

KFOR-i transferon përgjegjësi te policia kufitare


Më 22 janar bëhet nënshkrimi i marrëveshjes së dorëzim- pranimit të një pjese të kufirit me Maqedoninë nga KFOR-i te Policia Kufitare e Policisë së Kosovës, në jug të Dragashit.

Zyra e KFOR-it njofton se “komandanti i forcave të NATO-s në Kosovë, gjeneral majori Erhard Byler, do të marrë pjesë në ceremoni së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, ministrin e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ambasadorin e Kosovës në Maqedoni, ambasadorin e Maqedonisë në Kosovë, kryesuesin e misionit të EULEX-it dhe drejtorin e Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës“.
XS
SM
MD
LG