Ndërlidhjet

logo-print

Varshavë-Moskë: Marrëdhënie të përkeqësuara


Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, tha se marrëdhëniet e Varshavës me Moskën janë përkeqësuar pas fatkeqësisë ajrore të 2010-ës, ku humbi jetën presidenti polak, Leh Kaçinski.

Tusk i bëri këto komente në një seancë parlamentare, ku u diskutuan hetimet rreth fatkeqësisë.

Këto të fundit thonë se udhëzimet e gabuara të kontrollorëve të trafikut ajror në Rusi kanë çuar në rrëzimin e aeroplanit të presidentit polak, Leh Kaçinski, më 10 prill të 2010-ës.

Nga kjo fatkeqësi që ndodhi në qytetin Smolensk të Rusisë, humbën jetën 96 persona.
XS
SM
MD
LG