Ndërlidhjet

Strasburg: Takohen Krasniqi dhe Kukan


Raporti i Dik Martit është riciklim i një hetimi që është bërë më herët nga Tribunali i Hagës në vitin 2004, një raport i pabazuar në fakte, ka thënë u.d. i presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Ai i ka bërë këto komente në takimin me Eduard Kukan, kryetar i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhënie me Ballkanin Perëndimor.

"Institucionet e Kosovës, por edhe ato të Shqipërisë, janë të gatshme të ofrojnë të gjitha mundësitë që të bëhet një hetim i mirëfilltë, i gjithanshëm, në mënyrë që kjo çështje të mbyllet", njoftohet të ketë thënë Krasniqi.

Kukan ka thënë se raporti i Dik Martit nuk ka prodhuar ndonjë efekt që dikush mund ta përdorë në dëm të Kosovës dhe ka shtuar se ai duhet të shihet me maturi, me kujdes, në mënyrë që të mos ngrihen tensionet.
XS
SM
MD
LG