Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov viziton Turqinë


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, po qëndron në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e grupit të ri të planifikimit strategjik ndërmjet Rusisë dhe Turqisë.

Lavrov dhe homologu i tij turk, Ahmet Davutoglu, do të kryesojnë mbledhjen, e cila do të përqendrohet në organizimin e punës për të rritur bashkëpunimin dypalësh.

Një gamë e gjerë çështjesh priten të diskutohen në takim, përfshirë marrëdhëniet bilaterale, sigurinë evropiane si dhe situatën në Lindjen e Mesme dhe Ballkan.
XS
SM
MD
LG