Ndërlidhjet

Presidenti afgan viziton Moskën



Presidenti i Afganistanit Hamid Karzai sot pritet të mbërrijë në Moskë në fillim të vizitës dy ditore në Rusi.

Karzai shpreson t'a shfrytëzojë udhëtimin për të forcuar bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Afganistanit dhe Rusisë.

Zyra e tij tha se lideri afgan do të kërkojë karburant nga Rusia për t'ia dalë mbanë me bllokadën iraniane të dërgesave me karburant në kufirin mes Iranit dhe Afganistanit.

Karzai gjithashtu shpreson ta thellojë bashkëpunimin me Rusinë në luftimin e trafikimit të narkotikëve.
XS
SM
MD
LG