Ndërlidhjet

Ekonomia kineze rritet 10.3 % në vitin 2010



Kina tha se ekonomia e saj është rritur më shumë se 10.3 % sa pritej në vitin 2010, në saje të investimeve të fuqishme që e rritën kërkesën dhe ulën inflacionin.

Të dhënat e fundit tregojnë se inflacioni ra në 4.6 % në dhjetor, ndërsa çmimet e produkteve ushqimore lëvizën shumë pak.

Sidoqoftë, çmimet e ushqimit, që janë shkaktari kryesor i inflacionit, sërish shënuan rritje në javët e fundit, duke treguar se Pekini ende duhet të punojë për të shmangur presionin prej tyre.
XS
SM
MD
LG