Ndërlidhjet

Presidenti kinez e vazhdon vizitën në SHBA



Presidenti i Kinës Hu Xhintao e vazhdon sot vizitën shtetërore në Shtetet e Bashkuara me vizitën në Çikago.

Hu do të takohet me udhëheqës të biznesit, dhe pritet të nënshkruajë një numër marrëveshjesh tregtare SHBA-Kinë.

Para udhëtimit në Çikago, Hu do të takohet me udhëheqës të Kongresit nga të dyja partitë në Uashington.

Dje Hu dhe presidenti Barak Obama diskutuan çështjet ekonomike, përfshirë ankesat amerikane se monedha kineze juan është e nënvleftësuar.

Të dyja palët tashmë kanë rënë dakord të nënshkruajnë marrëveshje biznesi në vlerë prej 45 miliarda dollarë.

Obama gjithashtu i bëri trysni presidentit kinez mbi të drejtat e njeriut.

“Historia tregon se shoqëritë janë më harmonike, vendet janë më të suksesshme, dhe bota është më e drejtë kur respektohen të drejtat dhe përgjegjësitë e të gjithë popujve, përfshirë të drejtat univerzale të çdo qenie njerëzore”, tha Obama.

Hu tha se Kina ka bërë progres në çështjet e të drejtave të njeriut, por ende ka shumë për të bërë.

Obama tha se ai dhe Hu u dakorduan se Korea Veriore duhet të shmangë “provokimet e mëtejme”, dhe se sanksionet e Kombeve të Bashkuara ndaj Iranit duhet të zbatohen plotësisht.
XS
SM
MD
LG