Ndërlidhjet

Haiti: Duvalie akuzohet për krime kundër njerëzimit



Ish sundimtari i Haitit, Zhan-Klod Duvalie është akuzuar për torturë dhe krime tjera kundër njerëzimit.

Mishel Montas, gazetare haitiane dhe ish zëdhënëse e Kombeve të Bashkuara, tha se ajo dhe tre haitianë tjerë, të cilët ishin burgosur gjatë sundimit të Duvalies, kanë ngritur aktpadi kriminale kundër tij bashkë me një prokuror të Haitit.

Prokurorët shtetërorë tashmë e kanë akuzuar ish diktatorin për korrupsion dhe manipulim fondesh gjatë sundimit të tij në periudhën 1971-1986.

Të dielën, Duvalie u kthye papritur në Haiti pas 25 vjetësh në ekzil.
XS
SM
MD
LG