Ndërlidhjet

Kongresistja Gifords në këmbë



Kongresistja amerikane Gabriele Gifords, të cilës i kaloi plumbi në kokë dhjetë ditë më parë në atentatin në Tuson të Arizonës, është ngritur në këmbë, njoftuan burimet e spitalit.

Gifords është ngritur të mërkurën me ndihmën e personelit mjekësor, dhe ka hedhur shikimin nga dritarja e dhomës, në kuadër të përgatitjeve për të shkuar në Hjuston, ku e pret një rehabilitim i gjatë mendor dhe fizik, ka thënë zëdhënësja e qendrës universitare mjekësore në Tuson.

Juria federale mbrëmë ka ngritur aktpadi kundër të arrestuarit Xharid Lofner, e cila e akuzon për tentim atentati për vrasjen e Gifordsit dhe dy bashkëpunëtorëve të saj.

Lofner, 22 vjeç, qëlloi edhe 18 persona të tjerë, nga të cilët gjashtë vdiqën.
XS
SM
MD
LG