Ndërlidhjet

Tunizi: Dorëhiqen gjithë ministrat e partisë në pushtet



Televizioni shtetëror në Tunizi raportoi se kanë dhënë dorëheqje të gjithë ministrat e partisë se presidentit të përmbysur, e cila është në pushtet.

Hapi vjen pas thirrjeve të shumta që partisë t'i merret pushteti apo të shpërbëhet.

Kryeministri dhe presidenti i Tunizisë u larguan nga partia e ish presidentit Zine al-Abidine Ben Ali në fillim të javës.

Më herët, 33 anëtarë të klanit të tij u arrestuan për krime kundër shtetit.

Ndërkohë, udhëheqësit e përkohshëm i kanë liruar edhe të burgosurit e fundit politikë, dhe premtuan "shkëputje të plotë me të kaluarën".

Javën e kaluar Ben Ali iku në Arabinë Saudite.
XS
SM
MD
LG