Ndërlidhjet

Britania ia ndalon hyrjen pastorit amerikan Teri Xhons



Pastorit amerikan, i cili vitin e kaluar u kërcënua se do ta djegë Kuranin, i është ndaluar hyrja në Britani.

Teri Xhons planifikonte të udhëtojë në Britani për t’iu drejtuar tubimit të një grupi të vogël kundër të huajve në muajin shkurt.

Zyra e Brendshme tha se atij iu ndalua hyrja në vend “për të mirën e publikut” sepse Britania “kundërshton ekstremizmin në të gjitha format e tij”.

Xhons, nga një kishe të vogël në Gejnsuill të Floridës fitoi famë të keqe vjet kur u kërcënua se do ta djegë Kuranin për ta shënuar 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA.
XS
SM
MD
LG