Ndërlidhjet

logo-print

Dy shpërthime në Ukrainën lindore



Dy shpërthime simultane kanë ndodhur në rajonin Donetsk në Ukrainën lindore, por nuk ka patur të lënduar.

Zëdhënësi i policisë në qytetin Makievka tha se njëri shpërthim ndodhi afër një kompanie të qymyrit, ndërsa tjetri në tregun e qytetit.

Agjencitë ukrainase të lajmeve thanë se shpërthimet vetëm i kanë dëmtuar xhamat e dritareve, ndërsa policia ka ndërmarrë hetime.
XS
SM
MD
LG